Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit, kërkon ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit që realizoi grabitjen e parë të blindave me para, raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.

Në Apel janë zhvilluar rreth 90 seanca që kanë dështuar njëra pas tjetrës, për arsye procedurale, e më së shumti për mungesë avokatësh.

Aleksander Murataj
Aleksander Murataj

Kërkesa e Aleksandër Muratajt është bërë në Gjykatë me argumentin se në 4 vite paraburgim është i vetmi që paraqitet për gjykim, ndaj kërkon që çështja e tij të zgjidhet sa më shpejt.

Murataj është dënuar me 16 vite burg nga Krimet e Rënda ndërsa Apeli nuk ka arritur të mbyll shqyrtimin dhe procesi është po zvarritet pafund

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb