TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor drejt një pike tjetër të këmbimit valutor.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb