Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Memaliaj.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se është grabitur banesa e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku autorët e maskuar kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh, të cilat i kishte tërhequr nga banka para Vitit të Ri.

Sipas gazetares Metaj, autorët kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.

Nga raportimet e para, mësohet se ai jetonte vetëm me bashkëshorten e tij të verbër, në fshat, pasi fëmijët iu kishte në emigracion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb