LEZHË- Partia Demokratike deklaroi sot se rendi dhe siguria në Lezhë janë në rrezik, ndërsa i ka cilësuar këto suksese imagjinare të ministrit Tahiri. Kreu i degës së selisë blu në Lezhë, Paulin Marku i bëri këto deklarata, pas ngjarjes se mbrëmjes të së premtes ku një biznes u vodh nga persona të maskuar dhe të armatosur. Marku ka dhe një apel për drejtuesit e policisë së Lezhës.

“Kjo tregon më së keqi gjendjen e rendit dhe të sigurisë në Shqipërinë ndryshe nga deklarata e ministrit Tahiri në analizën vjetore, i cili deklaron se kemi ulur kriminalitetin, kemi marr masa për forcimin e rendit në të gjithë Shqipërinë. Respektoj të gjitha forcat dhe trupën policore por drejtuesit që menaxhojnë këto forca nuk duhet të sillen rrugëve të Lezhës”, tha Marku.

PD prej kohesh ka vënë në shënjestër të kritikave dhe akuzave Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas saj, është i lidhur ngushët me boten e krimit gjë që ka ndikuar në rritjen e veprave kriminale. Vetë Tahiri sulme të tilla i ka quajtur thjesht politike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: