Policia e Lezhës ka rrethuar autorin e grabitjes së sotme që ndodhi në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, në kryqëzimin e Arbërisë. Mësohet se ai ndodhet në një zonë pranë Fushë-Kuqes në Laç.

Policia thotë se ngjarja ndodhir rreth orës 09:20, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vene ne ndjekje te makinës se vjedhur.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka rrethuar autorin i cili është me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb