TIRANE- Ka nisur seanca gjyqësore për 5 të akuzuarit për grabitjen e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku pak ditë më parë u grabitën 995 mijë euro, të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 30 qershor. Krimet e Rënda kanë lënë ‘arrest në burg’ Kujtim Picarin dhe Bledar Blloshmin.

Ndërkohë, pritet caktimi i masës edhe për Vangjel Nikollën, kryetar i degës teknike të aeroportit, agjentin e kompanisë ICTS, Fadil Jonuzaj si dhe Arben karafilin. 5 të arrestuarit, pjesë e sigurisë së aeroportit, akuzohen për shpërdorim detyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: