TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në ‘Facebook’ pas grabitës së ndodhur gjatë mesditës së sotme pranë Rinasit. Kryedemokrati është shprehur se grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit në vend, ndërsa qeveria mbron kriminelët.

Postimi në Facebook i Bashës:
Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve.
Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashke #18Shkurt”

NGJARJA:
Grabitësit pasi morën paratë nga dy makinat e një firme private që i transportonte për llogari të një banke të nivelit të dytë janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit. Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.

Makinat u grabitën rrugës për në Rinas. Ndërkohë policia ka ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve. Shuma e grabitur është e pa përcaktuar por dyshohet se sasia e parave që është grabitur të jetë nga 100 mijë euro deri në 2 milion euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb