Pas grabitjes spektakolare të parave të një banke të nivelit të dytë në aeroportin e Rinasit, Kryeprokurori Adriatik LLalla urdhëron të hetohen zyrtarët e policisë.

Gazetarja Sonila Musaj bën me dije se po hetohen zyrtarë të policisë në Rinas, Vorë, ata në komisariatin nr. 5 dhe Fushëkrujë. Nën hetim janë vënë edhe hartuesit e planit të masave të marra pas sulmeve në Stamboll.

Burime nga organi i akuzë bëjnë me dije se, kreu i këtij institucioni ka nisur një hetim të hollësishëm për krerët e policisë, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.

“Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të Policisë, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll. Masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve. Prokurori i Përgjithshëm ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore në ketë drejtim”,- sqarojnë burimet.

Burimet në prokurori thanë se hetimi do të nxjerrë të gjithë drejtuesit që kanë përgjegjësi për vjedhjen dhe në një moment të dytë do të flitet për emra.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: