TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i përgjigjet ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shprehet se ministri Lleshaj pas reagimit për grabitjen në aeroportin e Rinasit kërkon të fshehë dështimin për mungesën e sigurisë.

Në postimin e tij, Bardhi shprehet ndër të tjera se policia nuk është në krye të detyrës për të parandaluar krime të rënda.

“Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! ? E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. ? i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!”-shkruan Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb