TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, ish-kryeministri këtë herë ndan artikullin e gazetës “Le Courrier des Balkans” të cilën nuk ngurron ta intepretojë.

Berisha shkruan se redaksia e gazetarës “Le Courrier des Balkans” e konsideron grabitjen e 10 milionë eurove si grabitjen e shekullit. Ish-kryeministri në postimin e tij, duke iu referuar artikullit  shton se aeroporti është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe jo të Kinës, ndaj edhe ligjërisht është nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Sali Berisha
Sali Berisha

“Grabitja e shkeullit!
I kujt eshte faji?!

Ky eshte titulli klamoroz per grabitjen e 10 milione eurove ne pisten e aeroportit te Rinasit me dt 9 prill 2019, me te cilen hapet gazeta Le Courrier des Balkans:

Albanie : « braquage du siècle » à l’aéroport de Tirana, à qui la faute ?
Le Courrier des Balkan; Par la rédaction | vendredi 12 avril 2019

Ne kete artikull redaksia e gazetes informon per ate qe ajo ne titull e quan grabitja e shekullit, vjedhjen me daten 9 prill ne pisten e avioneve te 10 milion eurove. Redaksia e gazetes shtron pyetjen kush e ka fajin per kete grabitje te shekullit dhe shkruan se per autoritetet shteterore shqiptare nga Edvini dhe gjithe te tjeret faji eshte i koncesionarit kinez nderkohe qe koncesionari hedh poshte keto akuza dhe pergjigjet se pergjegjesia e sugurimit te kompleksit eshte e policise shqiptare. Aeroporti eshte pjese e territorit te Shqiperise dhe jo e Kines dhe ligjerisht eshte ne mbrojtjen e policise se shtetit”

Me poshte redaksia e gazetes rendit serine e kater vjedhjeve te tjera nga viti 2015 gjer sot.

Ketu me poshte keni ne frengjisht te plote artikullin e gazetes Korrieri i Ballkanit. “shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb