Një grabitje është regjistruar sot në një market në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar në polici, se një person i panjohur nën kërcënimin e armës nga kasa e marketit ku ajo ishte duke punuar i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar.

Sipas policisë viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në market një person i panjohur duke e sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës nga kasa i ka grabitur në shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i ka ofruar tretmanë mjekësor viktimës, rasti në procedurë hetimore”, raporton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: