Një grabitje me armë ndodhi mëngjesin e së premtes në një pikë karburanti në zonën e Kalamarisë, në Selanik. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare së bashku me një bashkëpunëtor kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një shumë parash dhe janë arratisur.

Pas një hetimi të plotë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou – Analipsos, 20-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Selanikut lindor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb