Një nënë e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të birin e saj kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një lokal në Brazil ku ajo po qëndronte.

Incidenti ka ndodhur në natën e 24 janarit, kur Rafaela Dantas po shijonte darkën me bashkëshortin, djalin dhe miqtë në qytetin Rekanto das Emas.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burra futen në objekt me qëllimin që të kryejnë plaçkitje në restorant.

Njëri prej tyre i veshur me të zeza dhe më kapelë në kokë, ia drejton revolen klientëve, që nxiti një klient të reagojë dhe të tentojë të parandalojë më të keqen.

Siç raportojnë mediat braziliane, sulmuesi ka shkrepur një plumb mbi një klient, por për fat të mirë nuk e preku. Duke parë se çfarë po ndodhte, Dantas kapi shpejt të birin 4-vjeçar të cilin e mbuloi me trup për ta mbrojtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb