Futbollisti profesionist Marc Wiegel, është bërë viktimë e një sulmi me armë në biznesin e familjes së tij mëngjesin e djeshmë në qytezën Wiesbaden. Klubi i tij Dynamo Dresden, në divizionin e dytë, e shpërndau lajmin në faqen zyrtare.

Futbollisti gjerman është plagosur rëndë dhe do t’i nënshtrohet operimit. Ndërsa tezja e tij, pronarja 59-vjeçare e kioskës, u qëllua për vdekje. Po ashtu i plagosur ka përfunduar nga sulmi edhe bashkëshorti i tezez së Wiegel. Megjithatë të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori sportiv i ekipit të Dresden foli në lidhje me ngjarjen: “Jemi të shokuar, të tronditur dhe plotësisht të prekur nga ajo që i ka ndodhur Marc dhe familjes së tij. Ne do të jemi me të për ta mbështetur në këtë  moment të vështirë”. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb