GJIROKASTËR

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb