Një kafene në Los Angeles është grabitur nga disa persona, në një kohë kur godina ishte e frekuentuar nga dhjetëra fermerë.

Pamjet e sigurisë kanë treguar momentin, kur dy persona të armatosur, e të maskuar, futen për në kafene. Njëri prej grabitësve nis të kontrollojë xhepat e një klienti, ndërsa tjetri, kërkon çantat e grave.

Gjithashtu shihet, se si një grua lëshon celularin në tokë dhe i dyshuari e merr dhe e fut në një qese. Grabitja ka zgjatur më pak se 20 sekonda e pas saj, të dyshuarit largohen me shpejtësi. Departamenti i Policisë në Los Angeles tha se nuk ka raportime për të lënduar.

Pronari i kafenesë ia ka dërguar filmimet Fox News dhe ka thënë: E di që kjo gjë mund të reflektoj negativisht për biznesin tim, por ama, heshtja nuk do të ndihmojë askënd”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb