FIER

Një grabitje ka ndodhur natën e kaluar në qendër të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se persona me maska kanë grabitur banesën e një 40-vjeçareje në Fier.

Autorët kanë hyrë të maskuar në banesë ku nuk ka pasur njerëz dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë (bizhuteri).

Pas denoncimit policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: