Vetëm pak sekonda i kanë mjaftuar dy hajdutëve në Britani, për të grabitur një makinë.

Mediat e huaja kanë publikuar videon, ku shihet se si grabitet makina tip “BMW”.

Një prej hajdutëve, nëpërmjet një pajisjeje të veçantë gjurmoi sinjalin nga çelësi inteligjent i “BMW 1 Series” dhe arriti të hapte makinën në fare pak sekonda.

Ai më pas, shihet teksa ndez mjetin dhe largohet i pa shqetësuar. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb