TIRANE – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvilloi mesditën e sotme një takim me administratorët e kompanive të karburanteve, për të diskutuar mbi masat e sigurisë.

Ministri i Tahiri theksoi domosdoshmërinë e vetëshërbimit gjatë orëve të natës dhe vendosjes së kamerave në pikat e karburantit. Tahiri theksoi se në asnjë vend të botës nuk gjen pika karburanti që sheshin natën me lekë në dorë.

“Nga vitet 2011-2016 kanë ndodhur 170 vjedhje dhe grabitje në karburante. Vetëm 40 % janë zbardhur. Automati ul rriskun e grabitjeve. Masa e dytë janë kamerat. Me ligjin e ri kamerat do kenë lidhje direkt me policinë. Kjo do na marrë kohë, energji e të ardhura financiare.”- deklaroi ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm e ka thirrur këtë takim me administratorët e kompanive të karburanteve pas disa grabitjeve në subjekte private, të cilat në disa raste kanë përfunduar me vrasje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb