Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli gjerë e gjatë për programin e partisë që ajo përfaqëson.

Për një moment, gazetari Sokol Balla u ndal tek situata problematike kriminale në vend, teksa vetëm në pak ditë, në Tiranë kanë ndodhur disa grabitje.

Kryemadhi, duke folur për këtë fenomen, deklaroi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë. Ajo shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.

“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb