TIRANE- Gjashtë kandidatura janë përzgjedhur për fazën e dytë nga konkursi për gradën “Drejtues i parë” në Akademinë e Policisë.

‘BalkanWeb’
mëson se emrat e përzgjedhur nga kjo fazë janë; Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kasteriot Skenderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku si dhe Gentian Shehaj.

Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. ‘BalkanWeb’ mëson se këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.

Faza e parë ishte ai me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori. Mësohet se 6 fituesit kishin kapur mbi 70 pikë nga testi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: