Marash Kumbulla është lojtar që të gjithë trajnerët do të dëshironin ta kishin në skuadër, i gatshëm të jap gjithçka ka sa herë thërritet në apel, mbi të gjitha është një profesionist ekzemplar. Kurrë nuk e tha një fjalë më shumë, është gjithnjë i pari që vihet në dispozicion të trajnerit, pavarësisht ndeshjeve me pikatore që ka pasur në dispozicion.

Kumbulla
Kumbulla

Me këto fjalë e nis analizën “Corriere dello Sport” për qendërmbrojtësin kuqezi duke shtuar: Pavarësisht se përpara tij janë tre qendërmbrojtës të tjerë, Kumbulla nuk u dorëzua kurrë, punoi shumë me shpresën për të bërë debutimin e tij të parë sezonal nga minuta e parë, diçka e tillë erdhi vetëm në 2023 në ndeshjen e Kupës kundër Genoa-s, më pas zbriti sërish si titullar edhe në Serie A kundër Fiorentinës.

Numrat e Kumbullës ishin më shumë se sa pozitive 62% e dueleve të fituara, 12 topa të rikuperuar etj. Në çdo rast që Mourinho e ka hedhur në fushë, Kumbulla nuk ka zhgënjyer, edhe në ato raste kur ka pasur probleme, si në sfidën kundër Geona-s, ku luajti për 90 minuta me një gisht të thyer, detaje këto që kanë bindur edhe Jose Mourinho:

“Marash është një profesionit i vërtetë. Në këto momente ai është qendërmbrojtësi i katërt, por ka bërë dy ndeshje me shumë kualitet. Një ditë do të dëmtohen Smalling apo Mancini, Kumbulla do të jetë aty dhe gjithnjë ka dhënë përgjigje pozitive. Është një djalosh që punon shumë mirë edhe pse duke luajtur pak, ka mundësi për të bërë mirë”, u shpreh Mourinho. Corriere dello Sport e mbyll shkrimin duke theksuar se Kumbulla as që ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti, pavarësisht se këtë periudhë ka pasur disa oferta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb