Rastet e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri kanë shkuar sot në 400 persona, 17 të shtuar në 24 orët e fundit. Po ashtu kemi 23 të shëruar në 24 orë, duke e cuar në 154 numrin e të shëruarve. Por si kanë ndryshuar shifrat nga “dita 0” dhe a ka një përmirësim të situatës?

Sipas grafikëve në javën e katërt të epidemisë në Shqipëri, shifrat tregojnë një përmirësim. Numri i shtrimeve në dy spitalet COVID është ulur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i telefonatave drejt numrave të urgjencës. Rënie ka pësuar edhe numri i personave që po trajtohen në reanimacion.

Ndërkohë lajm tjetër i mirë është ai se prej disa ditësh, numri ditor i të shëruarve është më i madh se numri ditor i të infektuarve. Ndërsa sa i përket vdekshmërisë, ajo është stabilizuar dhe është më e ulët se në shumicën e vendeve të rajonit.

Sa i përket raportit teste-raste, në datën 23 mars, 40% e personave të testuar nga koronavirusi rezultonin të infektuar, aktualisht vetëm rreth 7%. Ndërkohë, me blu në tabelën bashkangjitur shfaqet numri ditor në rritje i testimeve të kryera.

Testet
Testet

Numri i testimeve, siç mund të shihet edhe në grafik është 5-fishuar krahasuar me ditët e para të shpërthimit të epidemisë, ndërkohë që numri i infektimeve çdo ditë nuk është shtuar por ka ardhur në zbritje ditët e fundit.

Me një vdekshmëri mesatare prej 8 për 1 milionë banorë, Shqipëria regjistron momentalisht më pak dëme në njerëz  se Sllovenia, Greqia, Maqedonia, Serbia apo Bosnja.

Vdekjet
Vdekjet

Sa i përket të shëruarve ditorë, numri i tyre ditën e sotme arriti në 23, kurse 17 të prekur të rinj. Vetëm një ditë më parë ishin 15 të shëruar për 6 të prekur. Kurba rritëse në numrin e shërimeve tregohet qartë në tabelën e mëposhtme. Në vetëm katër ditët e fundit kemi kaluar nga 5, në 12, 15 dhe sot 23.

Te Sheruar Ditore
Te Sheruar Ditore

Por ndërkohë edhe numri i të shëruarve nga koronavirusi po rritet ndjeshëm pasi sot janë pothuajse 160 të shëruar plotësisht, nga 400 të identifikuar me epideminë në vend.

Te Sheruar Ditore
Te Sheruar Ditore

Grafiku më poshtë tregon se trendi midis të shëruarve dhe të infektuarve është duke u përmbysur në favor të të shëruarve. Nëse ky trend konfirmohet në ditët në vijim, kjo do të thotë që me shumë gjasë Shqipëria ka kaluar pikun dhe ka hyrën në fazën e tretë të përballimit të epidemisë, atë të përmbajtjes dhe rënies përfundimtare.

Grafik Te Sheruar Infektuar
Grafik Te Sheruar Infektuar

Po kështu rastet me simptoma të mesme dhe të rënda, nga 80 që ka qenë piku në datën 27 mars, aktualisht janë vetëm 58 të shtruar. Më shumë krevatë spitalorë lirohen çdo ditë, nga ata që zihen prej të infektuarve të rinj.

Te Shtruar Ne Spital
Te Shtruar Ne Spital

Ato që flasin për një permiresim janë edhe thirrjey ditore drejt numrit të emergjencës 127. Nga piku prej 5089 telefonata në datën 23 mars, ditën e djeshme u regjistruan 3170 telefonata. Edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për një numë telefonatash 3 herë më të vogël se në 10 mars.

Numer Thirrjesh 127
Numer Thirrjesh 127

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb