Ndërsa Franca deklaroi zyrtarisht të parin rast COVID që në 27 Dhjetor, e po kështu edhe Italia pranoi rastin e parë që në Janar, edhe në Shqipëri ka patur një grup mjekësh, që bazuar në diagnostikimet imazherike, flasin për raste COVID-19 në vend në periudhën dhjetor-janar.

E pyetur lidhur me këtë argument, në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha:
“Mund t’ju them që komiteti i ekspertëve që ka ndjekur qysh prej fillimit të shfaqjes së kësaj sëmundjen, ecurinë dhe se si është realizuar hetimi epidemiologjik, nuk kanë asnjë të dhënë shkencore deri tani për ekzistencën e COVID në këtë periudhë. E përsëris evidencë shkencore, jo përmes grafive.
Ajo çfarë mund t’ju them përmes një grafiku të thjeshtë, për të gjitha sëmundjet që janë të grupit apo që lidhen me sistemin respitarator. Mund të shohim që në vitin 2020 ka një tendencë në ulje madje, krahasuar me 2 vitet paraardhëse lidhur me sëmundjet respiratoire në vend. Nuk ka patur rritje më të madhe të infeksioneve respiratore se sa në vitet më parë”./Opinion/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb