TIRANE

Qëndrimi i Presidentit të Republikës pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.

Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb