Në Grammy Awards 2020 ka triumfuar Billie Eilish. Në një mbrëmje të dominuar nga trishtimi për tragjedinë e vdekjes së Kobe Bryant, të cilës Lizzo i ka kushtuar ceremoninë, 18-vjeçarja ka marrë plot katër çmimet kryesore, artistja më e mirë e re, albumi i vitit, kënga e vitit dhe regjistrimi i vitit. Këtyre i janë bashkuar edhe tre çmime të tjera në kategori të vogla. Lizzo ka marrë statujën ‘Performanca pop më e mirë solo”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Kjo natë është për Kobe’, ka thënë Lizzo. Nuk mund të fillonte ndryshe edicioni i 62 i Grammy, që zhvillohet pikërisht në Staple Center teatër ku për vite me radhë ka luajtur edhe legjenda e Nba, që vdiq në moshën 41 vjeçare, pas një aksidenti me helikopter. ‘Do të të duam Kobe’, ka thënë Alicia Keys që në nder të Bryant ka improvizuar këngën “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday” të Boyz II Men.

Në këtë kontekst Billie Eilish ka arritur të bëjë histori, duke kaluar Taylor Sëift, si fituesja më e re e Grammy në histori. Nëse në fillim të edicionit ajo dhe Lizzo ishte prezantuar pothuajse në barazim në nivel të nominimit, me një epërsi nga ana e reperit nga Detroit, kur u ndanë çmimet nuk kishte asnjë kundërshti. Eilish fitoi me albumin “When We All Fall Asleep, where Do we Go?”, me këngën “Bad Guy” dhe si artiste.
Lizzo i është dashur të kënaqet me një çmim të rëndësishëm për “Truth Hurts” dhe dy çmime të tjera të vogla. (me “Jarome” si performaca tradicionale më e mirë R&B dhe me Cuz “Cuz I Love You” për albumin më të mirë kontemporan).

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb