*Idrizin nuk e zgjodhëm në vend të Dules
* Dules i lamë të drejtë të propozonte emra në zonat minoritare
*Nuk ka pasur premtim ndaj Erdoganit për shkollat “Gylen”
*Dule, zgjedhjen politike e ka bërë para se të jepte dorëheqjen, Idrizi s’ka kërkuar ndryshim të politikës së jashtme

TIRANË- Pas një mungese të gjatë në media dhe studiot televizive i ftuar në emisionin “Stusdio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi. Ky i fundit e argumentoi mungesën në media me arsyetimin se janë në pushtet pë të punuar dhe jo për të folur. Ruçi do të flasë për një sërë temash të rëndësishme, siç është koalicioni i gjerë, dorëheqja e Vangjel Dules, dekriminalizimi etj.

Zoti Ruçi, cila është arsyeja e mungesës në ekranet televizive?
Sigurisht ka ndryshuar diçka që, Partia Socialiste është në pushtet, në 18 muajt e parë të saj dhe natyrshëm në demokraci kur je në opozitë, je më pranë debatit parlamentar, prezencës në studio, në media, kurse kur je në pushtet ndryshon roli. Në kuptimin që je votuar për punë dhe duhet të bësh disa punë, për të cilat elektorati të ka votuar. Kështu që jo vetëm unë, por mjaft kolegë të tjerë, edhe në Parlament, edhe prezenca në media, në krahasim me kohën kur ishim në opozitë ka një dfierencim, pasi e gjithë vëmendja tani është që të justifikojmë atë besim që elektorati na ka dhënë.

Emërimi i Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Parlamentit ka sjellë mjaft komente. Ju si e keni pritur, zoti Ruçi?
Shpëtim Idrizi është votuar nga koalicioni kundërshtar i jonë në 2013. Gjatë ecurisë së këtyre 18 muajve dhe gjatë përgatitjeve të zgjedhjeve të pushtetit vendor ne ishim të përgatitur për të gjitha partitë e spektrit politik. U bëmë thirrje të gjitha partive politike të majta, të qendërës së djathtë, të bashkoheshin dhe nëse do të shikoni koalicionin e zgjedhjeve të 21 qershorit është përtej atij koalicioni që ne kishim për zgjedhjet e 2013. U bë një marrëveshje me të gjitha këto parti dhe partia e zotit Idrizi shprehu vullnetin që t’i bashkohej maxhorancës edhe në aspektin e Parlamentit për të zhvilluar reformat, diuktuar edhe nga disa zhvillime të reja të politikës. Ne jemi votuar për dy gjëra, e para të bëjmë reforma për të cilat Shqipëria ka nevojë dhe e dyta, të qeverisim. Të bësh reformat ë duhen numrta parlamentarë. Dhe pas zhvillimeve që ne kemi patur në jetën politike me elementë të veçantë të jetës sonë politike sigurisht vihej në diskutim edhe shumica parlamentare, në kuptimin e shumicës së cilësuar për të zhvilluar këto reforma. Atëhere u gjykua dhe u zhvlerësua se nëse çdo parti që është prezente në Parlament, e cila I bahskohet vizionit tonë, programit tonë, piksynimeve që ne kemi për këto reforma është e mirëpriturdhe zoti Idriszi ka 5 deputetë. Parë në këtë këndvështrim ata kërkuan që të kenë një përfaqëism në postin e nënkryetarit. kjo u diskutua në të dy grupet tona parlamentare edhe të PS dhe te LSI dhe u pranua.

U pranua me gjitëh kostot, sepse ju kishit një aleancë tjetër siç ishte zoti Dule dhe i parashikuat problemet që do hasnit apo jo?
Jo ne nuk i parashikuam këto. Ky ishte një veprim i njëanshëm që s’ka lidhje, pra lëvizja e zotit Dule përmes dorëheqjes. Zotin Idrizi ne as e zgjodhëm në vend të Dules dhe as e zgjodhëm që të largohej Dulja. Në rast të tilla këto parti, si partia e zotit Dule si ajo e zotit Idrizi janë parti brenda ligjeve të vendit, brenda Kushtetutës, dhe brenda verdiktit të sovranit.

Por, nuk konvergojnë në programet e tyre….
Sigurisht që nuk konvergojnë sepse po të ishte ashtu do të ishin një parti dhe jo dy, por kur futesh në një koalicion, si i thotë populli secila parti do t’i hedhë pak ujë verës së tij. Kështu që nuk është futur as zoti Dule në koalicionin PS-LSI dhe as zoti Idrizi në koalicion me PS dhe LSI që PS-ja dhe LSI-ja të zbatojnë programin e këtyre partive, sepse është pasha politike e tillë. Këto parti kanë ardhur në këtë koalicion të madh që të realizohet programi qeverisës i votuar në Parlamentin shqiptar.

Shkak i dorëheqjes tha, Dule bëhet shkak se Kuvendi është kthyer në plaçkë këmbimi në tregun e aleancave fluide…
Unë nuk e konsideroj këtë kështu. Unë kam qenë konseguent me të gjithë kolegët e forcës sime politike dhe aleatin tonë LSI-në që PBDNJ t’i liheshin të gjitha hapësirat e lira në parlament, në qeverisje dhe në fushatën elektorale. Dhe aleati ynë zoti Dule ka patur kërkesa konkrete për reformën territoriale shumë të rëndësishme dhe ne i morëm parasysh në pjesën dërrmuese të gjitha kërkesat që PBDNJ kishte për këtë reformë. Ndërsa kur po krijonim koalicionin ne i lamë zonë të dyja bashkitë që përfaqësohen me shumicë të cilësuar nga minoriteti grek ja lamë që t’i propozonte kandidatët zoti Dule. Sigurisht i kërkuam atë që i këkruam edhe LSI-së apo LSI-ja neve që pavarësisht se kush kishte të drjetën e propozimit të kishte një dakordësi, për nivelin, për cilësinë e kandidatëve të propozuar.

Jeni të pakënaqur nga kandidatët që zgjodhi zoti Dule?
Nuk mund të them jam apo jo i kënaqur se nuk u zhvillua kjo tryezë për të arritur në një pikë dakordësie. U mbajt një qëndirm i njëanshëm dhe zoti Dule jo vetëm në këto dy zona, por ka vendosur edhe në zona të tjera. Sigurisht ai ëshë sovran si forcë politike më vete, por bëhet fjalë që lëvizjen e tij politike, zoti Dule e ka bërë shumë herët para se zoti Idrizi të zgjidhej nga Parlamenti shqiptar. Pra, në koalicion me ne, zoti Dule politikisht, gjatë kohës së përgatitjes së zgjedhjeve të 21 qershorit, zoti Dule ka mbajtur qëndrime të njëanshme jashtë atij konteksti për të cilin u krijua ky koalicion. Kurse ne kemi qenë rigoroz. Kjo treyzë bisedimi ka funksionuar me kryetarin e PDIU-së, zotin Idrizi dhe nuk ka funksionuar me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, jo për faj të PS-së apo LSI-së, por se vetë zoti Dule I ka shpallur kandidatët në mënyrë të njëanshme. E megjithatë ne nuk kemi vendosur kandidatë përsëri, për ato zona që kemi mbetur dakord me zotin Dule, në Dropull dhe Finiq. Qëndrimi i zotit Dule është i njëanshëm dhe ai duhet të japë sqarime në kohën e duhur.

Për zgjedhjen e zotit Idrizi ka patur një regaim të qeverisë greke…
Unë e kam ndjekur këtë deklaratë. Nuk më ka ardhur mirë. Unë veç këtyre funksioneve që kam jam edhe kryetar i grupit të miqësisë Greqi-Shqipëri. Kështu që nuk më ka ardhur mirë që menjëherë sapo Parlamenti zgjodhi zotin Idrizi të bëjë deklaratë ministria e jashtme greke. sigurisht që nuk është as diplomatike të bëjë deklaratë një vend anëtar i NATO-s, i BE-së që të ndërhyjë në politikën e një vendi Sovran, fqinj, se kush do të jetë deputet, kryetar apo zv.kryetar Parlamenti. Kjo nuk ndikon as në frymën e miqësisë së mirë, sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendëshme të sovranitetit të një vendi. Unë garantoj një gjë që e para, PDIU e zotit Idrizi është brenda parametrave të çdo force politike që ekzitosn në Shqipëri. E dyta unë hgarantoj që zoti Idrizi as direkt dhe as indirekt nuk ka këkruar tek PS që të ketë ndonjë ndryshim kursi të qeverisë shqiptare që të përligjë pikërisht këto akuza që diplomacia greke bën.

A janë në situatë kritike marrëdhëniet me Greqinë?
Nuk kam informacionin e duhur se përse Greqia ka ardhur me këtë nivel përfaqësimi në samit shteti grek. Nuk do ta paragjykoja, por do të thosha që koalicioni që ne kemi do t’I shërbejnë qëllimit të mirë, forcimit të mëtejshëm të amarrëdhënieve me shtetin grek, në mnëyrë që të zgjidhen problemet që ka shteti grek në Shqipëri dhe shteti shqiptar në Greqi.

Deputeti Ben Blushi thotë se për shkak të narçizizmit arritëm të tensionojmë marrëdhëniet me tre shtete brenga një jave…
Unë mendoj që të treja vendet qoftë problemi me Turqinië, me Maqedoninë e me Greqinë nuk ka lidhje me qëndirmet që ka mbajtur qeveria shqiptare apo Parlamenti shqiptar. Nuk varen nga ne të treja.
Kur më vë përballë Blushin, më vë pjesëtarët jo vetëm në aspektin personal si mik, si shok, si bahskëpunëtor, si bashkëluftëtar, por nuk e kam për natyrë, as në studio, se kam moshën që s’duhet të gaboj se s’kam kohë të korrigjoj në lidhje me qëndrimet që mbaj e kam fjalën. Por, kjo nuk do të thotë që në këtë pikë të jemi më të kujdesshëm kur flasim për pozicionin e vendit tonë në raport me ato çfarë kërkoi Erdogani gjatë vizitës në Shqëipëri me ato ngajrje që ndodhën në Kumanvovë, Në Maqedoni apo me atë qëndrim që mban ministra e jashtme e shtetit grek në lidhje me Shqipërinë. Unë do të isha i gatshëm, si pjesëtar i maxhorancës, nëse do të konstatoja që qeveria jonë, diplomacia jonë ka gabuar në këto çështje. Erdogan bëri një kërkesë, por edhe ai ëhstë një politikan i një niveli të lartë që ka kundërshatrët e tij poltiikë në Turqi. I ka bërë një kërkesë qeverisë shqiptare dhe qeveria i ka dhënë një përgjigje. Kjo nuk do të thotë se kjo përgjigje apo mungesë dakordësie të prishë marrëdhëniet me Turqinë.
Unë në tavolinën e Parlamentit e ka pyetur Kryeministrin se si qëndron kjo kërkesë dhe ai që nuk më ka pohuar që është dakordësuar në tryezën e bisedimeve kokë më kokë. Nuk ka patur asnjë premtim nga kryeministri i vendit për këtë çështje.

Zoti Blushi ka patur disa shkrimet kritike ndaj qeverisjes së zotit Rama. A mendoni se ai ka të drejtë në kritikat e tij?
Mos prisni ndonjë përgjigje eksplicite lidhur me këtë për arsyet që ju thashë më parë. Ka patur edhe një spekullim para dy javësh, duke keqinterpretuar fjalën time në qytetin e Lushnjes sa i përket fjalës time në lidhje me deklaratat e Blushit. Unë asnjëherë nuk kam debater me kolegët e mi publikisht. Po të kisha ndonjë gjë do t’ja thosha në tavolinë zotit Blushi apo brenda familjes time politike. Mos prisni që brenda PS që nga 91 e deri më sot të mos ketë mendim ndryshe dhe të mos ketë aktorët të saj që për probleme të ndryshme të kenë qëndrime të ndryshmme. Kjo është adrenalina e forcës sonë politike, çudia do të ishte që kjo të ndodhte te partia tjetër. Unë do të ftoja Blushin dhe kolegëtt e mi që të jemi pjesë e fushatës dhe unë mendoj që nëse ne do të bëjmë për atë që nuk kemi bërë mirë apo që nuk kemi realizuar do të bëjmë edhe kritikë edhe autokritikë jam i bindur që elektorati do na mirëkuptojë, do na mirëbesojë dhe do na votojë më shumë nëse do të jemi statitkë në ato që ne paraqitemi para elektoratit shqiptar.

Edhe ju keni qenë kritik, duke thënë: “zotërinj ministra duhet të mendoni se kur vini këtu në Parlament nuk jeni kryeministra por per te dhene llogari dhe jo të fshiheni pas kryeministrit….Konvergon pak me mendimet e zotit Blushi…
Unë i kam thënë hapur në Parlament edhe për një arsye se kishte kohë që opozita nuk ishte në Parlament dhe të mos kesh opozitën kështu siç e kemi që nuk bën vërejtje konstruktive, ëhstë një mangësi e madhe. Unë kur kam folur në Parlament, kini parasysh që ne kemi një ekip shumë të mirë qeveriësës, sigurisht që ëhstë përzgjedhja e kryeministrit, është normale në çdo vend demokratik vërtetë u mungon përvoja qeverisëse, por kanë energjinë, vizionin, përkushtimin dhe sigurisht që ne si forcë politike u kemi lënë kohën e duhur që të bëjnë reformat e duhura, të nrgenë stafet e duhura, por qëndrimi që unë kam mbajtur ka të bëjë me vërejtjet me personelin që ishte dje, në Çez dhe sot në OSSHEE që kanë krijuar një gjendje skandaloze sa i përket humbjeve nga mospagimi i faturave të enerjgisë elektrike.
Atë ditë që unë fola, folën dy- tre ministra, folën në parim dhe nuk floën për përgjiegjësitë e tyre dhe konkretisht. Unë përsëri edhe sot them që jam i pakënaqur nga veprimtaria e shumë punonjësve. Kam mjaft vërejtje për faturistët, elektriçistët, mirëpo falë këtij aksioni të qeverisë është arritur goxha.

Ju thatë se i keni dhënë kohë 2 vjet kohë ministrave. Pas dy vjetësh ju keni një mendim për punën e këtyre ministrave?
Vlerësimet e mia janë mjaft positive jo pse i përkas kësaj force politike, por unë mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Pra, ju jeni plotësisht i kënaqur nga qeveria në këto 18 muaj?
Unë nga natyra nuk jam euforik, nuk jam as pessimist, por jam realist. Për këto që fola nuk po e përshkruaj me superlative që qeverisja po shkëlqen, por po them që qeverisja e ka kapur demin për brirësh me këto reforma që po bën.

A ka nevojë për rifreskim kabineit qeveritar? Pas fushatës elektorale, a duhet të kemi ndryshime në qeveri?
Kjo nuk është pyetje për mua. Nuk jam unë kryeministër. Kryeministër është tjetër kush. Vërtetë është kryetari I partisë. Unë nuk kam ndonjë gjë konkrete për ndonjë ministër dhe të them stop mbaroi puna e këtij. Konsideratën për këtë kabineti e shpreha. Sigurisht që pas zgjedhjeve do kemi atë që e quajtët një sondazh. Pavarësisht se këto janë zgjehdje vendore dhe jo politike, sigurisht që maxhoranca jonë do të bëjë edhe bilancet e efektivitetit të qevrisjes së vet në tërësi. Nëse do të ketë nevojë sigurisht që kryeministri mund ta shikojë të arsyeshme dhe mund të bëjë ndryshime në çdo moment duke ja parashtruar grupit parlamentar dhe grupi parlamentar do ta mbështesë ashtu siç e ka mbëhstetur deri më sot.

Do të donit të kishte në qeveri bashkëkohës të invetsimit tuaj politik, Majko, Dade, Leskaj qe duken si te lene menjane…?
Unë nuk i shikoj të lënë mënjanë. Kam thënë që këta janë lojtarë të vjetër të politikë po aq edhe të rinj. Ju i quani të vjetër sa mua, unë do t’i quaja po aq të rinj sat ë rinjtë në qeveri, në kuptimin që këta në politikë nuk janë futur për sprinte për të qenë ministër sot, por janë politikanë karriere. Janë futur për maratonë politike. Nuk kemi shumë të tillë dhe kjo është një kosot në jetën politike dhe sociale. Kolegët kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar, nëse do të flisja për reformën administrative zoti Blushi ka dhënë një kontribut të çmuar dhe këtë reformë e ka iniciuar vetë zoti Blushi kur ka qenë ministër.

A duheshin marrë seriozisht kritikat e zotit Blushi?
Kur e shtroni problemin këhstu do të ishte shumë normale që brenda familjes tënde politike jo vetëm zoti Blushi të diskutojmë, të analizojmë në strukturat politike të forcës politike. Sigurisht që ne nuk jemi të pagabueshem. Kemi edhe ne difektet tona, dhe pikërisht është edhe kjo që kur merr pushtetin dhe le partinë, lë jetën aktive brenda staturës institucionale të gjithë niveleve organizative partiake. Ne këtë jo se e zbulojmë sot, jo se e kemi bërë pa dashje. Ne vijmë pas 18 muajve në qevrisje. Kemi dashur të bëjmë një bilanc të punëve. Tashmë që kanë kaluar 18 muaj nga qeverisja jonë, tashmë që ne do të ritestohemi në nivelin lokal dhe ju garantoj që menjëherë pas zgjehdjeve strukturat e partisë do të ulen për të parë me vëmendjen sin ë planin politik, ashtu edhe në planin organizativ nivelin e përfaqësimit tonë, brenda partisë, duke bërë një refoëm të plotë dhe të thellë brenda partisë, edhe të qeverisjes sonë dhe për të bërë edhe rifresktimet përkatëse në të gjithë nivelin e strukturave tona politike.

E keni fjalën edhe për kryetarin e partisë?
PS e ka kryetarin. Unë mendoj që deri në zgjedhjet e ardhëshme kryetarin e partisë e ka. Ky është Edi Rama. Në Shqipëri ka edhe sistemi i zgjedhjeve. Po të më pyesësh mua unë s’kam qenë për këtë sistem zgjehdor. Kam qenë për sistem maxhoritar të pastër. Dhe kur bëhen zgjedhjet është një zgjedhje e pastër dhe në listën e votimit kanë qenë 3 emra e më tej.
Edhe statuti i PS ka difekt. Është statute i një force politike në opozitë, nuk është statut i një force në pushtet. Kurt ë thashë që ka nevojë për një reformë të thellë dhe të fortë edhe statuti i PS-së ka nevojë për një ndryshim, aq më tepër që është bërë edhe një reformë administrativo-territoriale. Kështu që kërkon një riformatim.
Shkelje në frymë nuk ka. Ky është një defekt që ne e kemi pranuar vetë dhe nuk janë rregulla të plota.

Kur do ta mblidhni asamblenë, kur do diskutini për kritikat e Blushit?
Sigurisht pas zgjedhjeve. S’ka nevojë për inisiative individuale të miat apo të dikujt tjetër. Është një domosdoshëmri dhe është diskutuar edhe me zotin Rama.

A duhet që kandidatët për kryetar bashkie të ishin konsultuar në forume?
U është marrë mendimi të gjithë kryetarëve të organizatave. Më pas janë këkruar deputetët e qarqevev përkatëse dhe u është këkruar nga 4 herë takime. U është këkruar mendime. Unë mendoj që ëhstë bërë një punë më e mirë se çdo herë tjetër, se sa diskutimi formal në një mbledhje kryesie, ku unë p.sh të vë vulën për një kryetar bashkie të Tropojës që unë nuk kam njohje.

Pse nuk u kandidua Pandeli Majko për kryetar bashkie në Tiranë?
Ju thashë që unë Pandeli Mjakon e vë të parin kryeministër. Sot po të më thuash e ve President. Nuk kam asnjë rezervë. Një forcë politike i mat gjërat në kohën dhe vendin e duhur për sot dhe nesër. Erion Veliaj është një njeri me ambicje. Këtu ku është dhe ka ardhur as për hatër të emrit të babait apo të xhaxhait. Unë do ta merrja atë djalë si symbol të disa gjëra. Do ta shikoja se si të jesh jetim dhe ta përballosh jetën me punë dhe si të jesh fukara dhe të kesh dashuri për arsmin mund të shkollohesh në shkollat më të mira.

Kandidimi i Veliajt…
E kam pritur mirë prezencën e zotit Veliaj në strukturën tonë politike dhe kandidimin e tij si kryetar bashkie. Jam i bindur me energjinë që ka qytetarët e Tiranës do kenë besim të plotë dhe do ja shijojnë produktin që ai paraqet me programin që paraqet në katër vitet e ardhshme.

Kandidati i PD është i vështirë për Veliajn?
Këtë mbetet për ta vlerësuar nuk jam këtu që të anatemoj kandidatin e forcës kundërshtare por bashkia e Tiranës ka mbetur aty ku e ka lënë PS. PS duhet ta marrë prapë që të çojë para aspiratat e qytetarëve.

Qëndrojmë tek fushata. Janë regjistruar disa incidente, përmenda Durrësin. Zoti Berisha i ka cilësuar incidentet si shumë të rënda dhe reagimin qeverisë si të vakët…

Ne jemi forcë në pushtet dhe kemi dy objektiva. Partia që është në pushtet krahas fitores ka objektiv standardin në zgjedhje. Të gjithë duhet të angazhohemi që standardi të jetë i pa diskutueshëm nga shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtar. Kemi 25 vjet demokraci duhet të tregojmë që ne e meritojmë demokracinë. Unë i kam dëgjuar dy tre incidente që nuk cënojnë për mua standardin këtyre zgjedhjeve.

Sipas zotit Berisha asnjëherë më parë nuk është goditur kryetari i opozitës…
Nuk bëhet fjalë që është goditur kryetari i opozitës një gjë që nuk e ka artikuluar as zoti Basha. Nuk është goditur zoti Basha. Në të gjitha rastet ku ka ndodhur policia shqiptare të japi verdiktin e tyre për këdo qoftë. do i thosha zotit Berisha nuk është në adrenalinë e socialistit shqiptar që të dëmtojë apo të shpresojë që nëpërmjet manipulimit të votuesit apo komisionerit të presë rezultatin e zgjedhjeve.

Ju keni zbritur në terren bëni fushatë në zonën e Fierit. Po e ndjeni në bazë frikën e kostove elektorale të reformave të dhimbshme?
Kjo fushatë nuk do i shërbejë thjesht mbështetjes së kandidatëve tanë por edhe të një sqarimi për domosdoshmërinë dhe efektshmërinë e madhe të reformave. fryma është më e mirë se ç’e prisja unë. Unë kam asistuar edhe në qarqe të tjera dhe ndjek me vëmendje edhe takimet që kanë zhvilluar Rama dhe Meta në të gjithë territorin vendit. Reformat e zhvilluara nga qeveria e kësaj mazhorance çdo ditë e më shumë po gjejnë mirëkuptimin dakordësinë dhe mbështetjen e publikut.

Zoti Berisha tha se ka një skenar për manipulimin zgjedhjeve…
Zoti Berisha është i lirë të bëjë çfarëdolloj deklarate. Nëse do zhvillohej një sondazh nga çdo kompani dhe të testohej kush është manipulator i zgjedhjeve, këtë sondazh do e fitonte zoti Berisha. Njeriu që merret me instrumentalizimin dhe manipulimin zgjedhor është zoti Berisha. Zoti Rama e ka hequr në kurriz manipulimin për Bashkinë e Tiranës.

Duket se ka një teknologji të re, blerja e votës…
Kjo teknologji në Shqipëri nuk është e re por subjekti jonë politik nuk ka, as ka pasur, as ka për të pasur ndonjë buxhet zgjedhor për të blerë votuesit. Rasti i Korçës është manipulim total.

Përfaqësuesit tanë si në Durrës edhe në Elbasan kanë pasur një vlerësim shumë pozitiv dhe sondazhet e zhvilluara nga ne i kanë renditur të parët.

A është Durrësi dhe Elbasani qytet model?

Të jemi realistë për një gjë. Ne folëm në fillim për një reformë administrative-territoriale, por është i domosdoshëm implementimi. Ndaj kemi zgjedhur kandidatë fitues.

Në lidhje me bashkëpunimin e koalicionit, me LSI-në..

Për si punon koalicioni mund të jap dy gjëra. Me zotin Vasili kam komunikim brilant. E dyta përsa i përket kam qenë objekt dhe subjekt i negociatave për zgjedhjet vendore, Meta ka qenë shumë luajal. Ajo që është vendosur, që të mos ketë ndarje, unë aty ti këtu, por do funksionojë me propozime.

Cili është komenti juaj për opozitën e zotit Basha?

Kjo është mangësia më e madhe. Do të isha shumë i dëshiruar që reforma amdinistrative-territoriale të kishte mendimin e zotit Basha. Ashtu edhe reforma e pensionve etj. Së dyti do të doja që opozitën të mos e shikoja në atë pozicion që e shoh çdo të enjte. Nuk ka asnjë interpelancë nga opozita, nuk ka pasur asnjë mocion mosbesimi. Në këto kushte unë si maxhorancë dhe vendi, ka nevojë të përdoren instrumente parlamentare, ka nevojë për kontributin e opozitës.

Cili është opinioni juaj për çështjen Doshi?

Nuk kam asnjë qëndrim të veçantë. Zotit Doshi i është ngritur një proces dhe është afër fundit. Do pres verdiktin e drejtësisë. Sigurisht që do të mirëprisja jo vetëm kontributin e Zotit Doshi për të kontribuuar për një rezultat elektoral edhe në Bashkinë e Durrësit. Prandaj apeli im është që qytetarët e Shkodrës, me besim të plotë ta mbështesin me votën e tyre që PS të provojë dhe të plotësojë ato aspirata që kanë qytetarët e Shkodrës.

Cili është mendimi juaj për Ramën dhe Nanon?

Të dy janë njerëz të ndryshëm por kanë qenë kryetarë të PS-së.

A keni patur ndonjë moment që keni menduar të dorëhiqeni?

Jam dorëhequr, por sot më sot nuk shkon në mend.

E mendoni rikthimin e Nanos?

Nuk ja mohoj askujt të drejtën. Fusha politike është shumë e gjerë.

E njihni ambicien e tij për tu bërë president, ju thatë Majkon do e bënit, po Nanon?

Ne si forcë politike nuk i kishim numrat për ta bërë president. Nëse kundërshtari ynë do ta ofronte mbështetjen, ne do të japim numrat.

Sot i keni?

Nuk e di, deri sa të vijë dita nëse e ka këtë ambicie zoti Nano apo jo. Mund të ndryshojë edhe skema e përzgjedhjes së Presidentit.

 

(m.k/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: