Kandidati i PS në Fier, Gramoz Ruçi ka folur gjatë takimit ku ishte prezent edhe Edi Rama duke thënë se beteja më 25 prill nuk është ndaj opozitës.

Ruçi thotë se PS do ia arrijë objektivit maksimal më 25 prill për të nxjerrë 11 mandate nga Fieri duke qenë vendimtar edhe në plotësimin e kuorumit të mazhorancës.

Ai thotë se PS nuk e ka betejën me opozitën por me hallet e problemet e qytetarëve, pasi ata sipas tij kalojnë me 500 makina nëëpr qytete duke sjellë veç ndotjes akustike edhe atë me pandeminë.

‘’Sigurisht në kushte të vështira, nga një anë pandemia, që e respektojmë atë që na kërkuan ekspertët. Nga ana tjetër koha. Na pamundësoi takimin jashtë. Ndjesë për ata që nuk i kemi dot këtu. Miq të dashur, na nderon me prezencë kryetari i partisë dhe kryeministri për të komunikuar bashkërisht me betejën elektorale të 25 prillit. Natyrishëm me kë e kemi?

Nuk e kemi me ata si socialistë, ne betejën e kemi thjesht dhe vetëm, do e fitojmë betejën me tërmetin që çdo qytetar të marrë çelësat e shtëpisë, me pandeminë, që shqiptari i fundit të vaksinohet më parë se qytetari i fundit në Greqi, Itali e Gjermani. Reforma në Drejtësi do bitiset siç është nisur, apo do vidhiset po u kthyen ata. Betejën e kemi me zonat rurale, të shtrojmë rrugët edhe në fshatin e fundit. Kanalet do içojmë tek metri i fundit. Jo me ata, por ujin në parcelë do ja çojmë edhe fermerit të fundit. Brenda këtij mandati gjithë fermerët do marrin certifikatën e shtëpisë. Energjia elektrike siç u mundësua brenda këtij mandati që të vijë linja 220 kë. Kur erdha për herë të parë në Fier, merrnin qytetarër 1-2 orë ujë në ditë, do marrin 24 orë ujë gjithë qarku.

Mund të vijoja gjatë edhe për arsimin, ku kemi nisur një tokë gjërash, nga infrastruktura, nga fshati më i largët tek universiteti i Tiranës. Që kalamajtë në arsimin e detyrueshëm nxënësit të marrin libra falas. Të jen si nxënësit eueropiane, mësuesit të jenë më të vlerësuarit. Të njëjtën gjë me shëndetësinë.

Kalojnë me 100,200, 300 500 makina, nga Lushna në Fier veç ndotjes akustike dhe ndotjes me pandeminë, janë për të infektuar, ne jemi për të vaksinuar. Është misioni ynë të fitojmë këto beteja. Jo me ata, por me këto probleme, halle, shqetësime.

Siç e kam thënë dhe do e them deri më 25, unë që jam ngarkuar këtu bashkë me ekipin, s’jemi për të dalë deputet, por për të plotësuar mandatet që i duhen mazhorancës, 21-25 për t’i çuar këto programe deri në fund. Ajoq ë do kërkoja është pjesëmarrja, në radhë të dytë numri 12 është vendimtar. Pavarësisht se Kodi ka ndryshuar, mund të votosh, edhe për një nga kandidatët, s’ka rëndësi edhe nëse s’voton asnjë, pra je dakord me renditjen e subjektit, siç thashë që ne jemi për të plotësuar këtë objektiv, që mandatet e  Fierit të jenë vendimtarë për krijimin e kuorumit të mazhorancës pas 25 prillit. I premtoj edhe njëherë Ramës që na nderon me pjesëmarrjen e tij sot, si qark socialist do të vijë me objektiv të realizuar më 26 prill. Kur do dalë dhe rezultati i zgjedhjeve. ‘’- tha Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb