Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka mohuar mundësinë se Gramoz Ruçi mund të jetë sërish kryetar i Kuvendit të ri që do të krijohet në shtator.

I ftuar në Real Story Balla nuk e mohoi teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla, ndërsa tha;

“Pse jo. Ruçi është kryetar i Kuvendit model. Në gjithë këto vite nuk ka një kryetar të tillë. Ai është një barrierë për respektimin korrekt të rregullores së Kuvendit.”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb