GRAMSH– Pa nisur mirë ditën sot, që në orën 7 të mëngjesit, pesë të rinj nga Gramshi janë përleshur me njeri – tjetrin për motive banale, madje, dy prej tyre, ia kanë bërë copë makinën dy vëllezërve Velaku, duke ia thyer xhamat dhe përplasur edhe pas një pemë.
Pavarësisht se cilët goditën dhe cilët ishin viktimat, Komisariati i Gramshit i arrestoi të pestë dhe njoftoi se arrestoi në flagrancë Enxhi Braçen, 20 vjeç; Zmian Menkon, 18-vjeç; Altin Beqirin, 22 vjeç dhe vëllezërit Indrit dhe Dashnor Velaku, respektivisht 29 dhe 24 vjeç.
Përleshja ndërmjet tyre ka ndodhur në sheshi kryesor të qytetit, para bashkisë së Gramshit. Materialet në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të metjeshme.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb