GRAMSH

Stuhia e erës së fortë lë pa energji nëntë fshatra në dy qendra administrative të Kukurit dhe të Kodoviatit.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanweb” se prej 24 orës, në nënte fshatrat e dy qendrave administrative në fjalë me afro 4000 banorë gjithsej, mungon energjia.

Banorët shprehen se kjo situatë për ta përsëritet shpesh. Sipas banorëve, sa herë që prishet moti në dimër, banorët ndodhen në të tillë gjendje të mjerueshme.

Në stinën e dimrit, në fshatrat e këtyre dy njësive administrative, energjia thuajse nuk shkon fare, pasi edhe linjat kanë amortizim. CEZ deklaron se ka dërguar punonjësit në terren për të riparuar dëmet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb