GRAMSH
Një makinë e një efektivi të policisë është djegur gjatë orevë të natës. Automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.T. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
Sipas burimeve të BalkanWeb automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ato të kriminalistikës të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngarjes.
(BalkanWeb