GRAMSH
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zgjup Fushë të Gramshit, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një mjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 18 vjeçari me iniciale A.T. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)