GRAMSH- Nxënësit e klasave të treta në Librazhd dhe prindërit e tyre kanë nisur zhvilluar një protestë ditën e sotme, në lidhje me gjuhën e huaj që mësojnë në shkollë. Për këta nxënës është caktuar si lëndë e gjuhës së huaj, Frëngjishtja, por ata kanë kundërshtuar këtë fakt, pasi duan që të studiojnë Anglishten.

Të mbështetur nga prindërit e tyre, nxënësit kanë lënë mësimin duke protestuar me kërkesën që t’i rikthehet lënda e anglishtes.

“Nuk duam që të bëhet lënda e frëngjishtes, ne na janë mohuar të drejtat, pas duam të mësojmë anglisht. Nuk shkojmë në shkollë, derisa të rikthehet anglishtja, si lëndë për klasën tonë”, thonë nxënësit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: