Data 18 gusht për Gramshin kujton formimin e batalionit partizan Vërç-Sulovë në malin e Katërlisit në vitin 1944 i cili luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e rrethit.

Gazetari Shkëlzen Henkoja thotë se ndryshe nga vitet e kaluara festa vazhdoi për katër net. Nën kujdesin e kreut të bashkisë Gramsh Klodian Taçe, me tingujt e muzikës popullore  të maratonës “Këngë moj”, të shoqëruar edhe nga trupa e aktorëve të “Portokallisë” festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse festa ishte planifikuare të mbahej në tre ditë, është shtyrë edhe me një ditë tjetër, pasi pjesëmarrja e qytetarëve si dhe emrigrantëve të kthyer pranë familjes, ka qenë e lartë.

Në një prononcim për BalkanWeb, Taçe u shpreh se kjo festë e harruar që nga vitet 90, u rikthye katër vite më parë për të vlerësuar kontributin e 1000 burrave që formuan batalionin partizan  Vërç-Sulovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: