Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka akuzuar trupat ruse për bombardimet në vend që rrezikuan një katastrofë bërthamore. Granatimet ruse shkaktuan zjarr që rezultuan në shkëputjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia nga rrjeti ukrainas.

Ndër të tjera Zelensky u shpreh se bota i shpëtoi për pak një aksidenti bërthamor.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi teknikët ukrainas që kujdesen për funksionimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya nën mbikëqyrjen e ushtrisë rus.

“Nëse stafi ynë i stacionit nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të detyruar të merreshim me pasojat e një aksidenti bërthamor u tha Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb