TIRANE

Granit Xhaka ka bërë një ndryshim në pamje duke i lyer flokët bjond. Futbollisti ka dashur që pamjen e re t’ja tregojë bashkëshortes surprizë përmes “facetime” dhe sigurisht, nuk pritej ndryshe, Leonita është shokuar.

Graniti ka postuar një video ku shfaqet duke regjistruar veten teksa telefonon bashkëshorten me “Facetime” dhe ajo sapo e sheh, mbetet gojëhapur.

“Surprizë” –shkruan Graniti krah videos që habiti dhe ndjekësit e jo më bashkëshorten e tij. Pak kohë më parë Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb