Mesfushori shqiptar Granit Xhaka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do t’i shikojë sot dy takimet, atë Turqi – Kosovë, dhe Shqipëri – Izrael.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka thënë gjithashtu se pret gol nga vëllai i tij Taulanti, në përballjen e sotme kundër Izraelit.

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka shkruar Graniti.
Granit Xhaka

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: