Superylli i përfaqësueses ssë Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka, ka shprehur gëzimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit.

Granit Xhaka i cili ishte një prej liderëve të Zvicrës pati paraqitje të mirë në mesfushë. Ai ishte i pakalueshëm bashkë me Valon Behramin, të cilët bllokuan tërësisht lojtarët më të mirë brazilianë.

Xhaka-Neymar

Granit Xhaka me anë të një postimi në Instagram tha se ekipi mbajti premtimin duke luftuar.
“Ne kemi thënë se do të luftojmë dhe e kishim seriozisht”. “Një fillim i mirë në Kampionatin Botëror dhe jemi krenarë që e bëmë këtë për të gjithë ju”, shkroi Granit Xhaka në postimin e tij në rrjetin social Instagram, raporton tg.

Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon të premten ndaj Serbisë.
valoni

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: