Granit Xhaka është një nga futbollistët më të famshëm shqiptarë dhe falë talentit të tij ka arritur të luajë me ekipet më të njohura në botë. Në janar të këtij viti, Granit Xhaka dha fund beqarisë, duke u martuar me Leonitën, me të cilën ishte prej 3 vitesh në një lidhje.

Ata publikojnë shpesh foto së bashku në rrjetet sociale, ku shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi, Graniti dhe Leonita janë shpërngulur për disa ditë pushimi në Marrakech të Moroccos. Leonita ka ndarë me ndjekësit në Instastoryn e saj vendin luksoz ku ata kanë zgjedhur të qëndrojnë.

Duket se çifti ka një intimitet të plotë, pasi e gjithë pishina dhe vendi rreth e qark është tërësisht i tyre. Bukuroshja filmon bashkëshortin, i cili kërcen në pishinë duke dëgjuar këngë popullore, ndërkohë që ajo nis të qeshë me veprimin e tij.
-640-0-5afaf6d346ba1
-640-0-5afaf6cf40835
-640-0-5afaf6d06a2ed
-640-0-5afaf6d7081e0
-640-0-5afaf6d503f87
-640-0-5afaf6c0dfb77
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: