TIRANE

Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother Vip, Fifi dhe Granit kanë qenë dy emra për të cilët është diskutuar shumë.

Fifi ka shfaqur një pëlqim për Granitin, një pëlqim që e shpreh edhe përmes puthjeve dhe përqafimeve. Por, pyetja e të gjithëve, përfshirë banorët dhe publikun, ka qenë: ‘A ka të njejtin pëlqim edhe Graniti kundrejtë Fifit?’

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur një bisedë e tyre u bë shumë shpejt virale:

Fifi dhe Graniti nuk kanë nguruar t’ia tregojnë njëri-tjetrit mungesën që ndjejnë.

“Vdiqa me të përqafu”, ishte fjalia e Fifit e cila u pasua nga përgjigjja e Granitit: “Vdiqa të të puth”.

Por duket se rrjedha e ngjarjeve do të ndryshojë, pas bisedave që ndodhën pas spektaklit.

“U zgjat pak shumë kjo puna jonë, ndoshta njerëzit presin një hap më tepër dhe duan të kuptojnë se çfarë është kjo puna jonë” – i thotë Graniti Fifit.

“Të dua shumë si person, por thjesht nuk mundem…”- vazhdon ai, por ndëpritet nga reagimi i Fifit: ‘Më do si motër?’, dhe më pas ajo u largua duke ndërprerë bisedën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: