Nata e famshme e Beogradit, ajo e ndeshjes Serbi-Shqipëri do të mbetet gjithmonë në mendjen e tifozëve shqiptarë, e padyshim edhe të Granit Xhakës. Ky i fundit, në një bashkëbisedim të gjatë në rrjetet sociale me Kozak, ka treguar se si e ka përjetuar atë natë dhe faktin se vëllai i tij, Taulant Xhaka, ishte në fushën e lojës dhe protagonist në ato ngjarje që ndodhën në fushë pasi në stadium fluturoi droni me flamurin e “Autochthonous”.

Unë jam një person që nuk mbetem shpesh pa fjalë. Atë dite vetë kam pasur ndeshje dhe e kujtoj që ishim me kombëtaren e luanim jashtë. Dhe kur mbaroi pjesa e parë, u fsheha me telefon në dorë dhe pashë rezultatin sa është Serbi-Shqipëri, dhe pashë atë që nuk po luhet më. OK, dal në fushë, kryej 90 minuta lojën. Hyj, mos të rrej, 1000, 2000,3000 mesazhe. “Hallall i qoftë Taulantit”, “hallall i qoftë Taulantit”….

Edhe i bie telefonit të Taulantit. Taulanti e ka zemrën luan, nuk ia kanë vënë kot këtë emër, po tregohem i sinqertë dhe jo se e kam vëlla. E kapi telefonin pas ndeshjes në Facetime dhe e pyes “vëlla çfarë u bë?”. Ai vetëm qeshte, e kishte këtu të nxirë (tregon poshtë syrit) që i ra ai pak me kokë, por vetëm qeshte dhe e di çfarë më tha? “Ah ia bëmë këtë, këtë, këtë… i këna mbyt”. (qesh…) Për mua, pasi kam parë Taulantin gjallë atë ditë, ka qenë më shumë se të gjitha sepse nuk është lehtë ta bësh këtë gjë në mes të Serbisë. Jo vetëm vëllai, por edhe çunat e tjerë kanë treguar shumë zemër të madhe”, tregoi Xhaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb