STAMBOLL

Gratë e arrestuara me arsye politike që mbahen me vite në burgjet e Egjiptit kanë filluar grevë të urisë duke kërkuar lirimin e tyre.

Një grup i grave aktiviste, përfshirë opozitaren egjiptiane Esam Shukr dhe aktivisten e të drejtave të njeriut Selma Eshref, kanë ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të përbashkët.

“Në burgun e grave Kanatır që ndodhet në perëndim të kryeqytetit Kajro, dhjetë gra të arrestuara janë privuar nga të drejtat e tyre njerëzore më të natyrshme dhe nuk janë lejuar madje as të takohen me fëmijët e tyre”, thuhet në deklaratë.

Siç njoftohet, këto dhjetë gra kanë filluar grevën e urisë që nga e shtuna dhe mbahen në burg me arsyetime që nuk janë të bazuara në ligj, që janë “arsye të sajuara dhe hakmarrje politike”.

Ato i kanë bërë thirrje Egjiptit dhe opinionit botëror që të “mbështesin gratë egjiptiane të arrestuara”.

– Familjarët e të arrestuarve konfirmojnë grevën e urisë

Nga ana tjetër familjarët e grave të arrestuara kanë folur për gazetarin e AA-së në kushte anonimiteti dhe kanë konfirmuar se greva e urisë ka filluar ditën e shtunë.

Theksohet se dhjetë gratë që kanë ndërmarrë këtë veprim janë arrestuar me arsye politike, të tilla si “anëtarësim në një organizatë terroriste (Ihvan) dhe përhapje të lajmeve të rreme”. Disa prej tyre edhe pse kanë kaluar muaj, madje edhe vite nga koha e arrestimit, ato nuk janë nxjerrë akoma në gjyq.

Zyrtarët egjiptianë lidhur me çështjen ende nuk janë prononcuar. Qeveria egjiptiane pretendon se në burgjet që ndodhen në vend nuk ka të arrestuar ose të dënuar politikë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb