Ndërsa në Fier protestues e mbështetës të PD janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë vizitën e kryeministrit Rama, Protesta ka edhe në Tiranë.

Këtë 8 Mars gratë e Astirit, shtëpitë e të cilave preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sot në protestë me parullat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”.

Kërkesa e vetme që kanë është që kryeministri  Rama të dalë publikisht e të ndalojë projektin korruptiv, siç e quajtën ato, atë të Unazës së Re.

Vokshi mbështet gratë e Astirit: Rama jo vetëm do ikë, por edhe do dënohet

ORA 11:35- Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka dalë sot në mbështetje të grave të Unazës së Re, të cilat zgjodhën këtë 8 mars të protestojnë që projekti që prek shtëpitë e tyre të anulohet.n

Vokshi i ftoi ato t’i bashkohen protestës së madhe të 16 marsit, me qëllimin e vetëm largimi e kryeministrit Rama.

“Drejtësia vonon po nuk harron. Edi Rama jo vetëm do ikë por do dënohet për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend. Jemi këtu për një kauzë të vetme, të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët Shqipërinë. T’i themi jo më 16 mars modelit të Edi Ramës, jo papunësisë, jo kriminalitetit, jo blerjes së votës”,- tha ajo.

Thirrja e grave: Rama anulo projektin

ORA 11:20- Thirrja e njërës prej grave të Astirit: “Duam të na dëgjohet zëri.  Jam një banore e Unazës së Re. Ne nuk do ishim sot këtu, do festonim nëse Edi Rama nuk do vidhte 40 mln euro, nëse nuk do bënte këtë projekt. Sot është dita e 126 e protestës sonë. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë Rama e të thotë që projekti është anuluar. Ne jemi shumë, shumë më shumë do bëhemi”,- tha njëra prej tyre. (foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: