Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se qytetarët janë duke refuzuar banalitetin e humorit pervers të kryeministrit Edi Rama, referuar komenteve në rrjetet sociale të qytetarëve, në një video ku Rama bënte pyetjen nëse gratë të cilat punonin deri tani në fasoneri me paga minimale do të zëvendësohen nga vajzat e TikTik-ut.

Blushi, në një postim në rrjetet sociale, tha se qytetarët janë të lodhur nga keqqeverisja dhe se ky model duhet të ndëshkohet me votë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:

Urrejtja dhe zemërimi i popullit po shpërthen!
Shqiptarët po e përbuzin dhe po e refuzojnë masivisht propagandën e gënjeshtërt, mashtrimet dhe banalitetin e humorit pervers të Edi Ramës!
Komentet e qytetarëve të lirë dhe të lodhur nga kjo keqqeverisje flasin vetë!
Ky model duhet dhe do të ndëshkohet nga shqiptarët më 14 Maj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: