Gratë greviste të Uzinës së Ballshit ndodhen sot në ditën e dytë të grevës së urisë. Pranë mjediseve të grevës sapo kanë mbërritur mjekët e spitalit të Mallakastrës.

Gratë në pjesën më të madhe kanë tension të lartë, por thonë se medikamentet do t’i marrin në mjediset e grevës.

Gjatë natës kanë qëndruar 10 gra, ndërsa ditën në mbështetje shkojnë edhe koleget e tyre. Jashtë mjediseve të grevës ka punonjës të Uzinës të cilat janë në mbështetje të grevistëve.

Gjatë natës është ndezur edhe një zjarr jashtë, ndërsa naftëtarët kanë qëndruar deri vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: