Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas fjalës së ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që opozita mos të sulmonte zonjat e përfshira në qeverinë Rama.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se gratë mbrohen edhe kur kanë burrat e fortë. Mes të tjerash ajo nuk i kurseu ironitë për Ramën, ndërsa shtoi se ai do ta hajë kallup me firmën që ka dhënë për inceneratorin e Tiranës.

“E kuptoj shumë mirë qëndrimin tuaj ndaj grave ministre. Jam dakord kur thoni; jam krenar ku punoj me zonja. Dhe unë jam krenare kur punoj me gra luftëtarë. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit, që firmosin për kontratat e tij apo për kontejnerët e banave dhe brenda ka drogë. Nuk jam dakord kur përdoren ministret dhe ministrat për interesat e Ramës, qoftë për t’i çuar në vizita jashtë shtetit apo në bisedime të fshehta që e dini mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrë më primitive, edhe për Portin e Durrësit. Pse nuk firmosi kryeministri juaj? Nuk jam dakord për ato që firmos. Vetëm një gjë firmosi ai, inceneratorin e Tiranës. Aty ka për ta ngrenë kallup siç e ka qejf ai. Gratë e forta mbrohen edhe kur nuk i kanë burrat e fortë.”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb