MALLAKASTËR

Greva e grave të naftëtarëve vijon prej 13 ditësh. Gazetari Ervis Kuçaj raportoi për “BalkanWeb” se gratë greviste nuk pranojnë të dalin nga greva, teksa kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Ato i bënë thirrje deputeteve të vijnë t’i shohin.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Përditë ndjehemi edhe më të dobëta. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi e na shikojnë vetëm në televizor. Zoti kryeministër çfarë kërkojnë këto nëna këtu, vetëm 13 paga të prapambetura të fituara me gjyq, bukën e gojës dhe gjallërimin e qytetit.
Thirrje grave të parlamentit: ejani të shikoni nënat mallakastriote në çfarë gjendje janë, a keni ndjesi nëne? Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër, jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, deklaroi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb