Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë e Partisë Socialiste, për festën e 8-marsit.

Rama theksoi se gratë i japin vetëm nder PS-së, duke shtuar se qeveria e tij ka bërë shumë për gjininë femërore. Sipas Ramës, qeveria që ai përfaqëson, ka shumë ministre e kjo është shenjë e respektit ndaj grave.

Edi Rama: Vasilika tha m’u rritën kalamajt tha dhe janë gatii që të marrin stafetën. më tha nja 7 kalamaj më duket, por dy a tre mbaj mend. Eglantina, shumë faleminderit, shumë mirënjohje dhe respekt.

Eglantina Gjermani: Po iki nga politika disi para kohe, por ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. jam mësuar, kam njohur njerëz, jam mirënjohëse gjithëkujt që më ka mbështetur. Kam kandiduar në Bashkinë Lushnjë, në Krujë, në njësinë 5. Çështjen e grave jam përpjekur ta ruaj me fanatizëm. Gratë i japin vetëm nder PS-së. Përvoja ka qenë e jashtëzakonshme, shumë faleminderit. Politika duhet të jetë më njerëzore dhe pa agresivitet.

Vasilika Hysi: PS ka nevojë për të rinjtë dhe të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe në mendësi. Rama këmbënguli fort dhe u futa brenda Partisë Socialiste e dhashë kontributin tim. Profesoreshë Luljeta në PS është diçka e mirë, pasi Partia Socialiste ka nevojë për profesionistë.

Edi Rama: Unë dua që të bëhet PS-ja si ju dhe jo ju si PS. Sot, Eglantina je e çliruar nga ata makthet e Komitetit të Helsinkit. Ajo që kemi bërë për gratë në parlament është bilanc pozitiv. Gratë që nuk mbështesin gratë shkojnë në ferr. Burrat, ferrin nuk e kalojnë. Qeveria jonë përfaqësohet nga shumë ministre, aq sa OKB për femrat në qeverisje, na rendit përkrah vendeve si Kanadaja, si Suedia etj.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas?, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore?? të Shoqërisë Civile, që sollën në PS?vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS?me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri?

Vasilika Hysi? dhe Eglantina Gjermeni?, shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges?

#YouAreTheBest?

#KrenarPërPS?

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb