Rezultatet e një studimi të shkencëtarëve britanikë tregojnë se është më i madh numri i grave në krahasim me burrat, të cilët përballen me probleme mentale të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19.

Shkencëtarët e Instituti për Hulumtime Shoqërore dhe Ekomomike pranë Universitetit në Eseks thonë se gratë më rëndë e përjetojnë izolimin që ishte vendosur si pjesë e masave për ballafaqim me virusin korona.

Studimi tregoi edhe se është rritur numri i personave, te të dyja gjinitë gjatë pandemisë, të cilët kanë pasur të paktën një problem psikik.

Përqindja e burrave me të paktën një problem serioz psikik është rritur prej shtatë në 18, përderisa te gratë është vërejtur rritje prej 11 në 27 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb